Me rastin e muajit të Ramazanit, stafi i Islamic Relief Albania bëri shpërndarjen e 180 pakove ushqimore në qytetin e Peshkopisë dhe të Bulqizës për familjet me fëmijë jetimë dhe familjet në nevojë.

Përveç shpërndarjeve të pakove ushqimore që të shijojnë një Ramazan të lehtë dhe të dinjitetshëm, pas namazit të teravive, bashkë me vullnetarët e Islamic Relief Albania patëm kënaqësinë të shpërndajmë kalendaret e Ramazanit dhe hurma për syfyrin e parë te xhamia e Namazgjasë.

Allahu e shpërbleftë me të mira @produkte_natyrale_official donatorin e hurmave për bujarinë dhe kontributin e tij.

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT