Në kuadër të bashkëpunimit të nisur që nga viti i kaluar, zhvilluam një tjetër vizitë pranë Optika Ajan, e cila vijon të ofrojë kontrolle të syve dhe syze të reja, cilësore dhe falas për fëmijët jetimë të regjistruar në programet e Islamic Relief Albania.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm përfaqëson një kontribut të çmuar në përmirësimin e shëndetit të syve të fëmijëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në performancën e tyre në shkollë dhe në rritjen e vetëbesimit. Kujdesi shëndetësor është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të ndritur për ta.
Ky dhurim është një shembull i bukur i mirësisë dhe përgjegjësisë sociale, që sjell jo vetëm përfitime shëndetësore, por edhe mbështetje të drejtpërdrejtë në arsim dhe zhvillimin personal të fëmijëve jetimë.