Në kuadër të mbështetjes për familjet me fëmijë jetimë, një piktor ka dhuruar një pikturë me qëllim që ajo të shitet dhe të ardhurat të shkojnë në ndihmë të tyre. Kjo nismë e veçantë ndërthur artin me humanizmin, duke e shndërruar një vepër artistike në mbështetje konkrete për familjet me fëmijë jetimë. Çdo kontribut i gjeneruar nga shitja e pikturës do të përkthehet në pako ushqimore dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet që kanë më shumë nevojë.
Piktura është një element që mund të zbukurojë një shtëpi, në të njëjtën kohë bëhet burim gëzimi dhe shprese për një familje tjetër. Përmes kësaj iniciative, arti merr një dimension edhe më të thellë, ai kthehet në sadaka, duke sjellë ushqim, ngrohtësi dhe mbështetje për fëmijët jetimë. Islamic Relief Albania falënderon piktorin për bujarinë dhe solidaritetin, si dhe të gjithë ata që do janë bërë pjesë e kësaj nisme duke kontribuar për një kauzë me ndikim real në jetën e fëmijëve jetimë.