Në kuadër të nismës së librave, janë dhuruar rreth 200 libra, duke treguar solidaritet dhe dëshirë për të kontribuar në një kauzë me vlerë. Nga këta libra, rreth 70 prej tyre janë shitur, dhe të ardhurat e përfituara janë dedikuar për mbështetjen e familjeve me fëmijë jetimë.
Librat që sjellin qytetarët në zyrën tonë në xhaminë e Namazgjasë nuk mbeten vetëm një akt i thjeshtë dhurimi. Ata shndërrohen në një mundësi reale për të ndihmuar. Çdo libër i dhuruar, pasi blihet, kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve jetimë, duke i mbështetur në nevojat e tyre bazë dhe duke u dhënë shpresë për një të ardhme më të mirë.
Kjo nismë është një shembull i bukur se si arsimi, kultura dhe humanizmi mund të bashkohen në një qëllim të përbashkët: të sjellin dritë në jetën e fëmijëve që kanë më shumë nevojë.