Në këto ditë të bekuara, stafi i Islamic Relief Albania po punon me përkushtim për paketimin e pakove ushqimore të Ramazanit, të cilat do të shkojnë tek familjet me fëmijë jetimë dhe familjet në nevojë .

Çdo pako përgatitet me kujdes, dashuri dhe ndjenjën e përgjegjësisë për të sjellë lehtësim dhe shpresë në sofrat e tyre.

Përmbajtja e pakos se Ramazanit:

  1. Vaj Lule djelli
  2. Oriz
  3. Sheqer
  4. Makarona
  5. Fasule
  6. Hurma
  7. Choko krem 400 gr
  8. Niseshte
  9. Kripë
  10. Bullgur
  11. Biskota
  12. Djath i bardhë
  13. Pure
  14. Qumësht kartoni
  15. Salcë

Falë zemërgjerësisë së donatorëve, këto pako do të lehtësojnë vështirësitë e përditshme dhe do të sjellin më shumë qetësi e gëzim në zemrat e këtyre familjeve.

 

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT